• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ “Është e imja, s’është e jotja” (tre episode nga regjistri i përvetësimeve rilindiste)

droni by droni
12 November, 2020
in Opinion
0
Kuvendi, llogari për mbylljen e televizionit Agon Channel
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Veliaj shpall si të Mjaftit projektet e ministrisë

Në vitin 2006, asokohe ministër Arsimi, punoja për projektin “Shqipëria lexon”, i cili parashikonte pasurimin e bibliotekave shkollore me libra letrarë dhe promovimin e kulturës së leximit. Partner i ministrisë në këtë projekt ishte UNICEF-i, agjenci e OKB për fëmijët që kontribuonte me ekspertizë e me pak fonde. Për arsye të shtrëngesave financiare  u detyruam të fshinim disa zëra joesencialë të buxhetit të projektit, mes tyre edhe PiaRin dmth promovimin publik. UNICEF-i,  që kishte pajtuar shoqatën MJAFT për këtë,  i njoftoi ata për anullimin; promovimin e bëri zyra e shtypit e ministrisë me punë më shumë e pa kosto shtesë. Projekti u lançua në shkollën Bajram Curri, Tiranë më 19 dhjetor dhe eci shumë mirë. Asgjë e veçantë deri këtu përveçse që një javë mbas lançimit duke shkuar në mbledhjen e qeverisë pashë që muret anësorë në fund të rrugës së Durrësit e deri tek kolonat e Pallatit Hosteni ishin mbushur me afishe ku Mjaft shpallte se kishte filluar projektin  “Shqipëria lexon” e do t’a zhvillonte më tej për hir të fëmijve të Shqipërisë. Ditët në vijim afishet e Mjaftit mbuluan të gjitha të tjerat në qytet dhe unë kundrova edhe talk show televizive ku Erjon Velia e shoqja ime e kohës së gjimnazit, Milva Ikonomi, prezantonin projektin e mrekullueshëm të Mjaft-it; pa thënë një gjysëm fjale për ministrinë apo për UNICEFin. Organizata e tyre jo vetëm që nuk kishte kontribuar në projekt (përveç afisheve që do i kenë paguar nga xhepi) por nuk kishte asnjë lloj lidhje institucionale me të (as marrëveshje me ministrinë a UNICEFin e as ishin rrekur te kishin ndonjë memorandum bashkëpunimi me ndonjë drejtori arsimore apo qoftë edhe me ndonjë shkollë diku). Po vazhdimisht, e pa ja bërë syri tërr flisnin për projektin e tyre; ekskluzivisht të tyre.

Bushati njofton rijetëzimin e akteve të qeverisë Berisha

Në 28 tetor 2013, kam marrë pjesë në mbledhjen më të paqtë të mundshme të Komisionit të Përbashkët të Kuvendit dhe të Parlamentit Europian. PD kishte humbur zgjedhjet pak muaj më parë e qeveria Rama sapo ishte betuar para Presidentit Nishani. Në mbledhjen që mbahej në sallën Vienna-Prague të hotelit Rogner deputetët e PD dhe ata të PS/LSI në mazhorancë njëzëri u kumtonin kolegëve nga Strasburgu se Shqipëria e meritonte që t’i akordohej Statusi Kandidat. Madje në deklaratën e miratuar në 30 tetor, mazhoranca u zotua se nuk do të cënonte institucionet e pavarura e nuk do të ndryshonte emërimet në to gjatë mazhorancës së mëparshme (në janar-prill 2014 qeveria e mazhoranca i ndryshoi të gjithë titullarët e këtyre institucioneve gjithmonë në shkelje të ligjit). Klimën e paqes e mirëkuptimit nuk arriti t’a cënojë edhe sulmi i papritur e i shkurtër i shefit të deputetëve socialistë në Komision (sot numri dy në atë parti) kundër ish kryetares së Kuvendit e ish ministres së Integrimit i rënduar përkatësisht me akuza për nepotizëm në ambasada e për dëmtim të një kështjelle mesjetare nga një shtëpi verore e ndërtuar aty puqur. Akuzat personale stonuan aq shumë, saqë deputetët pa dallim partie e shtetësie filluan të shihnin sa njëri-tjetrin e sa tavanin dhe kryetari i Komisionit Eduard Kukan e ndërpreu shefin socialist me sebepin e minutazhit.

E veçantë për mua në këtë mbledhje ishte se ministri i Punëve të Jashtëme që prezantoi vizionin e qeverisë theksoi tre risi të saj: 1- caktimin e   një ministri  për  marrëdhëniet me parlamentin; 2-caktimin e një ministri për strategjitë antikorrupsion; 3- shefit të opozitës i jepeshin disa shërbime si të  ministrit (dmth një bodyguard i paguar nga Garda e Republikës dhe ambasadat tona e ndihmonin e shoqëronin në udhëtimet jashtë vendit).

Kur mora fjalën, ndër të tjera, vura në dukje se tre risitë e qeverisë Rama kishin filluar disi më herët: funksionin ministror të marrëdhenieve me parlamentin e kisha mbajtur vetë që nga viti 2008 ndërsa atë të koordinimit të strategjive e mbajta në mandatin 2009-2013. Edhe VKM që i jepte liderit te opozitës shërbimet si më sipër ishte miratuar para afro gjashtë vitesh nga qeveria Berisha (në muajt pas VKM-së dëgjova se Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, i kishte lidhur rrogën në Gardë truprojes së vet por nuk kishte preferuar pritje e shoqërime nga diplomatët tanë).

Komenti im nuk mu duk se i bëri shumë përshtypje ministrit; kolegët socialistë rrudhën buzët ndërsa ata të LSI shikonin me ngulm dosjet e punës. Kukani përsëri e pa me vend të kalonte në pikën vijuese të rendit të ditës.

Rama njofton se u arritën (sërish) marrëveshjet e Bashës

Këtë 9 nëntor mediat online pranë qeverisë mbas përfundimit të takimit online Minishengen-it mes kryeminstrave në Tiranë, Beograd e Shkup përhapën lajmin se u nënshkrua me sukses marrëveshja që qytetarët e tre shteteve do të qarkullonin lirshëm duke treguar në kufi vetëm letërnjoftimin dhe jo më pashaportën (deklarimi zyrtar ishte më i rezervuar). Pas kësaj arritje pritej një boom në qarkullimin e njerëzve në Ballkan me dobi për turizimin po edhe për vëllazërimin mes popujve. Por e vërteta është se shtetasit e Shqipërisë mund të udhëtonin me letërnjoftim në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi që nga viti 2010. Marrëveshjet dypalëshe me secilin nga këto shtete u negociuan e u nënshkruan nga ministri i Brendshëm, që asokohe ishte Lulzim Basha. Shtetet postjugosllave përfshi Kosovën (por hiq Sloveninë e Kroacinë pas antarësimit në BE) udhëtimin vetëm me letërnjoftim e praktikonin edhe para vitit 2010.

Më 9 nëntor 2020, po t’i besojmë ende deklarimit zyrtar, u ra dakord vetëm për udhëtimin me letërnjoftim mes Shqipërisë e Serbisë.

 

Post Scriptum: Ditën tjetër, më 10 nëntor në Sofje, u mbajt samiti i Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e të tërë liderëve nga Bashkimi Europian e nga Ballkani Perëndimor. Këta të fundit ranë dakord për një treg rajonal të pëbashkët bazuar në katër liritë europiane që do të përshtatej gradualisht me tregun e BE. Ata të parët premtuan mbështetjen e proçesit edhe me disa miliardë Euro. Sipas raportimeve të besueshme,  Minishengenin Ballkanik nuk e zuri kush me gojë. Madje askush nuk i paskej thënë Vuçicit e Ramës: po çfarë dreqin ju duhej ky minishengeni o burra?!
*Genc Pollo
Ish minister e deputet

Previous Post

Ekstradohet drejt Italise ‘xhaxhi’ i Ndraghetes

Next Post

Arrestohet per shperdorim detyre ne Tirane, nje tjeter per narkotike sintetike

droni

droni

Next Post
Policia e Tiranës, gjoba pa fund në kryqëzime

Arrestohet per shperdorim detyre ne Tirane, nje tjeter per narkotike sintetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.