Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë zhvilluar sonte në mbrëmje një protestë përballë kryeministrisë ku me pankarta dhe qirinj të ndezur kanë nderuar kujtimin e personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Duke parë çdo ditë rritjen e shifrave të infektimeve dhe numrin e jetëve të humbura të rinjtë e FRPD, me anë të tubimit kanë kthyer vëmendjen te dështimi i qeverisë në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Ditën e sotme, kur u shënuan 12 jetë të humbura e 525 të infektuar, Komiteti i Ekspertëve Anti-Covid vendosi që vendi të izolohet nga e Mërkura në fashën orare 22:00- 06:00.
e.h/DRONI.al/











