Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj u gjet e infektuar me Covid 19, ndërkohë që është karantinuar në banesë.
Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka pasur komplikacione. Te gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë do te duhej t’i nënshtrohen tamponit.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë numri i të infektuarve në Fier me Covid19 shkon në 916 raste duke e renditur këtë qytet të tretin në vend për numrin e lartë të të prekurve nga ky virus.
Kanë qenë të shumtë rastet e zyrtarëve të lartë, që janë prekur nga Covid 19, përfshirë ministra të qeverisë Rama si Blendi Klosi apo Belinda Balluku, apo deputetë të Kuvendit, e zyrtarë të zgjedhur lokalë.











