Gratë naftëtare lane pas 26 ditësh greven pasi kanë vendosur që të takohen me kryeministrin Edi Rama.
Takimi zhvillohet sot në orën 18:00, ku presin një zgjidhje të kërkesave të tyre.
Nderkohe kane deklaruar se nëse nuk marrin zgjidhje do tu rikthehen protestave të tyre, ndërsa shprehen se gjithë sa kërkojnë është marrja e pagave të prapambetura dhe rifillimi i punës në Rafineri.
“Zgjidhje shpresojmë se do të ketë. Se ne nuk kemi bukë për fëmijët tanë. Siç e besuam duam edhe zgjidhje. Shpresoj që ky takim të jetë pozitiv. Ne kërkojmë rifillimin e punës dhe pagat. Sakrifikuam 26 ditë për pagat tona.”- u shprehën gratë naftëtare.
Takimi i Ramës pritet të zhvillohet në qytetin e Fierit./DRONI.al/












