• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dr. Erion Dasho propozon ‘kirurgjine e kontrollit te demit’

droni by droni
7 November, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Eksperti i Shendetit Publik: Testo sa me pak, genje sa me shume
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku Erion Dasho konsideron se gjendja e pandemise ne vend eshte shume e rende dhe qeveria duhet te lajmeroje masa drastike. Ai propozon ne Tirane vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme ndersa ka theksuar disa probleme te renda qe ka tani sistemi shendetesor.

Postimi i Dashos:

Në kirurgjinë e traumës ekziston një teknikë operatore që quhet kirurgjia e kontrollit të dëmit. Aplikohet tek pacientët në gjendje të rëndë dhe nuk synon perfeksionin, por shpëtimin e jetës dhe kapërcimin e momentit të vështirë. Suksesi varet nga aftësia e kirurgut për të vepruar me shpejtësi dhe me vendosmëri. Sigurisht jo kuturu…

Ka ardhur koha që një logjikë e tillë të aplikohet edhe për kontrollin e COVID në Shqipëri!

Paralajmërimet dhe këshillat e vazhdueshme që ranë për muaj të tërë në veshë të shurdhër fatkeqësisht u materializuan dhe sot Shqipëria është realisht në “luftë” me “armikun”, dy terma që kryeministri i përdori pa vend dhe vetëm si gogol për të tmerruar shqiptarët në muajt e parë të epidemisë.

1. Sot, “gjeneralët” e kryeministrit kanë ngritur duart dhe i kanë dërguar WhatsApp qendrave shëndetësore se janë të paaftë tu sigurojnë pajisje mbrojtëse dhe qendrat duhet t’i sigurojnë vetë ato. Pa u dërguar pare shtesë dhe as orientime se si e ku t’i blejnë! Thjesht një mesazh WhatsApp-i!

2. Sot qytetarët presin me ditë për të bërë testin dhe me ditë për përgjigjet. Në shumë raste përgjigja e testit ka ardhur pozitive pas vdekjes së pacientit!!! Për testimin qytetarët po i drejtohen privatit me një faturë mujore që i kalon 10 milionë Euro në shkallë vendi!!!

3. “Ushtarët” dhe “heronjtë” e kryeministrit dhe ministres, bluzat e bardha, edhe 7 muaj pas fillimit të epidemisë ende janë lënë të “paarmatosur”: as protokolle, as pajisje dhe as medikamente. Në fillimet e epidemisë u blenë nga pacientët për 1.500 deri 3.000 Euro CPAP-ët dhe BiPAP-ët. Sot po blihen kurat me remdesiviri për të njëjtat shuma.

4. Spitalet COVID 1, 2 dhe 3 nuk po arrijnë të përballojnë flukset e pacientëve dhe mjekët po i trajtojnë pacientët tamam në kushte lufte, në ambulanca! Dje një mjek shkroi një status live në mes të natës nga një ambulancë ku po mundohej të mbante gjallë pacientin!

Në këto kushte koha nuk pret! Ajo kërkon ndërhyrje për riparimin e dëmit.

1. Në radhë të parë hartimin e një strategjie dhe plani zbatimi realist. Asnjë “luftë” nuk fitohet pa strategji.

2. Alokim i menjëhershëm i një buxheti emergjence. Vlerësoj 20 apo 30 milionë euro në këto momente të paktën për të hequr barrën që po rëndon mbi qytetarin për testim dhe trajtim në shtëpi, si dhe për të blerë pajisje mbrojtëse dhe medikamente për spitalet.

3. Çelje e menjëhershme e spitaleve rajonale për të shfryrë presionin mbi spitalet COVID. Nuk ka nevojë të jenë perfektë, thjesht të pranojnë pacientët që janë duke vdekur në shtëpi apo që dergjen dyerve të spitaleve të tejmbushura.

4. Vendosja në Tiranë e kufizimeve të ngjashme me gjithë vendet e përgjegjshme europiane. Eksperimenti me maskat në rrugë ishte një turp që nuk dha asnjë efekt (siç kishim parashikuar). Nevojiten masa serioze ku modeli më i mirë për t’u ndjekur duket ai gjerman. Të mbash maska në rrugë dhe të bësh panair qoftesh, apo të mbyllësh shkollat dhe të lësh hapur mejhanet, nuk funksionon! Funksionojnë masat e kufizimit që nuk cënojnë liritë e qytetarëve dhe janë në përpjestim me shkallën e rrezikut!

Këto masa duhen marrë urgjentisht. Mundësisht që sot! Në se ministria dhe komiteti janë të paaftë edhe për të konceptuar dhe zbatuar këto masa emergjente, ka me qindra mjekë shqiptarë në botë, me njohuri, përvojë dhe gatishmëri për të hartuar strategjinë, planin e zbatimit, konceptin logjistik të ndërhyrjes, protokollet mjeksore dhe ato të parandalimit, mjetet mbështetëse të survejancës dhe logjistikës, etj.

Për hir të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve, i bëj thirje kryeministrit, ministrisë dhe komitetit t’i drejtohet me mendje të hapur dhe pa paragjykime këtij komuniteti dashamirës dhe mbështetës!

Previous Post

VIDEO/Sherr i madh ne autobus, pasi kuptuan se ishte me covid

Next Post

Basha, videomesazh per situaten e rende te pandemise

droni

droni

Next Post
Basha, videomesazh per situaten e rende te pandemise

Basha, videomesazh per situaten e rende te pandemise

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.