Mediat turke kanë publikuar momentin e një sherri në autobus sepse njëra prej pasagjerëve u dëgjua teksa thoshte në telefon se testi i koronavirusit i kishte dalë pozitiv.
Pasi dëgjuan këtë, udhëtarët e tjerë i kërkuan asaj të zbresë nga autobusi duke njoftuar edhe policinë.
Gruaja shprehet se sapo e kishte mësuar, por irritimi i tyre ishte i madh.
Debati vijoi për disa minuta deri sa gruaja zbriti nga autobusi.











