Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë për shkak të ngërçit politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit.
Partia që udhëheq Haradinaj, e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes të koalicionit qeverisës LDK- AAK- Nisma, Haradinaj tha në Klan se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje. Ne vec kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Haradinaj.
e.h/DRONI.al/












