Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Mario Tebexhiku banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Arben Shquti banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
Ledio Çycllari banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Emiljan Gjipali banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Shtetit. /DRONI.al/











