• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Hollanda, Rama dhe rëra për farë!

droni by droni
6 November, 2020
in Kryesore, Opinion
0
Kuvendi, llogari për mbylljen e televizionit Agon Channel
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

“Hollanda është më skeptike sepse…ka zgjedhje në mars të viti të ardhshëm”. “Nuk mund të pranoj dot se Hollanda është më e vëmendëshme ndaj standarteve se sa Suedia, Finlanda, Gjermania, Franca e të gjithë me radhë”. deklaroi Edi Rama para tre ditëve duke dashur t’i shpjegonte publikut pse Konferenca Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE nuk do të mbahej dot në dhjetor të këtij viti: siç ishte planifikuar.
Këto dy pohime janë faktikisht të vërteta por të nxjerra nga konteksti. Po ashtu kallamarë boje janë derdhur për të përshkruar e analizuar sesi Rama është i paaftë të mbajë përgjegjësi për dështimet, si ato qeveritare në tërësi, ashtu edhe ato strikt personale si kryeministër.
Në vijim, me bojën e penën time, do të doja të sqaroja diçka lidhur me sa më lart si dhe çeshtje të integrimit në BE që i konsideroj me interes për publikun.

Bashkimi Europian përbëhet nga 27 shtete anëtarë, ku secili ka periodikisht zgjedhje parlamentare, presidenciale, lokale etj. Nga janari deri në mars të vitit të ardhshëm tre shtete anëtare, përfshi dhe Hollandën do të kenë zgjedhje politikisht shumë të rëndësishme.
Nga janari deri në mars të këtij viti katër shtete të BE-së patën zgjedhje gjithashtu politkisht me peshë. Por pikërsht në fund të marsit 2020 të 27 shtetet anëtare të BE morën vendimin e shumë pritur për çeljen në parim të negociatave me Shqipërinë e me Maqedoninë e Veriut. Me 15 kushte për të parën e pa kushte për të dytën. Po të listojmë këtu zgjedhjet në BE nga marsi në dhjetor 2020, numri i tyre shumëfishohet. E megjithatë BE nuk rreshti së marrë vendime të ndryshme, madje disa prej tyre dhe jo popullore por të nevojshme. Disa syresh janë edhe më me relevancë për BE sesa çelja e negociatave me shtetet e Ballkanit. Dhe makineria nuk ndalet, sidomos nuk ndalet nga zgjedhjet këtu e atje; sepse po të ishte kështu BE do të ishte bllokuar me kohë e me vakt. Kështu që Rama duket se nuk është lodhur shumë në gjetjen e sebepit; ose edhe zotësia prej marifetçiu publik i është topitur.
Edhe më interesant është pretendimi tjetër se Hollanda ekzagjeron për standartet e qeverisë Rama. E vërteta është krejt ndryshe: ndër 27 shtete të BE vetëm në Gjermani e Hollandë parlamenti ka rol bashkëvendimmarrës me qeverinë.
Në vitin 2019 nuk mbeti i madh e i vogël pa e mësuar se 9 kushtet për Shqipërinë u vendosën me nismë të Bundestagut (parlamentit) dhe jo të ekzekutivit të Gjermanisë. Po kështu publiku i interesuar, i cili pardje ndoqi online diskutimet per Shqipërinë  midis Ministrit te Jashtem e Komisionit te Parlamentit hollandez do të mësonte se konsiderata e përgjithshme ishte se Shqipëria nuk i kishte përmbushur kushtet: as për Kushtetuesen, as për korrupsioni e as per të tjerat. Madje pas seancës një deputet kryesor i koalicionit qeveritar deklaroi publikisht se problem tjeter i shtuar është edhe amendimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor. (për ironi te fatit ishte po ai deputet i cili dy vjet me parë ne Tirane kritikoi pengesat qeveritare që i bëheshin akuzës penale ndaj Sajmir Tahirit dhe te cilit Rama ia ktheu se nuk di çfare flet pasi ne Hollandë nuk e interviston asnjë tv).
Ne nuk mund të dimë saktë se cilat janë qendrimet në Stokholm, Helsinki, Paris apo shtete të tjera mbi përmbushjen e 15 kushteve të BE, pasi në traditen e tyre kjo çështje trajtohej eksluzivisht nga qeveria dhe si rregull mbulohet me tis dipomatik. Ajo që dëgjon publiku është fraza e thatë se Konferenca duhet thirrur sapo të pëmbushen kushtet. Por edhe sikur vërtet të mos e dish si janë gjërat por prapë të pretendosh se 26 shtete jane pro dhe vetëm Hollanda është dru i shtrember këtë mund t’a bëjë vetem ai, që siç shkruante Noli dikur “është i zoti  t’a shesë rërën për farë”.
P. S. Rama para dy javësh citoi presidentin francez Makron, sikur i paskej thënë dikur se nuk ishte pro negociatave mbasi i merrte vota rivalja Le Pen në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht zoti Macron i ka problemet kapicë me covidin e xhihadizmin, e zor se gjen kohën për të sqaruar çështjen e mbase sikletosur Ramën; “embarrasser” siç thotë frëngu. Por interesante janë dy kutet e këtij tonit: dikur i bëri namin Ramush Haradinajt se ky nxori nxori në mexhlis llafet me Merkelin e Makronin. Ramushi tha vetëm se Rama para tyre për tarifën doganore me Serbinë thoshtë të kundërtën e asaj që deklaronte në publik.
P. P. S. Procesi i negociatave me BE mund të jetë shumë i dobishëm për modernizimin shtetëror e zhvillimin social-ekonomik. Por ai nuk është shkop magjik siç e tregoi përvoja e viteve të fundit e Serbisë dhe e Malit të Zi që bënë hapa prapa me demokracinë e shtetin ligjor ndërsa avanconin me kapitujt e negociatave. Në rastin tonë kushtet e Bundestagut dhe të BE-së janë një ndihmë e rëndësishme e konkrete për restaurimin e normalitetit kushtetues e demokratik në vend. Çka duhet të ndodhë shpejt. Përmbushja e standarteve teknike nga ushqimi tek mjedisi do të marrë vite.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Previous Post

Hajdute dyqanesh dhe kioskash arrestohen, ja ku grabiten javet e fundit

Next Post

EMRAT/ Vrasje dhe trafikim, ku shkuan formularet e OFL sot

droni

droni

Next Post
SPAK ‘rrëzon’ OFL: 31 pasuri të sekuestruara, 29 në kundërshtim me ligjin

EMRAT/ Vrasje dhe trafikim, ku shkuan formularet e OFL sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.