Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell ka zhvilluar një video konferencë me Kryeministrin Edi Rama, gjatë të cilit mësohet të ketë përshëndetur angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit.
Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli ndërsa ka vlerësuar se kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.
Në lidhje me politikën e jashtme, Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE.
e.h/DRONI.al/











