Koronavirusi ka mbyllur edhe gjykaten e Vlores. Katër gjyqtarë në kete Gjykate kanë rezultuar pozitivë për covid. Ndërkohë, puna në institucion është ndërprerë. Po ashtu, pozitive për Covid-19 kanë dalë edhe 6 sekretare gjyqësore.
Seancat gjyqësore janë ndërprerë deri në datë 11 Nëntor. Vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë do të bëjnë përjashtim./DRONI.al/












