Pas padive që detyruan Byronë Kombëtare të Hetimit të tërhiqet nga skualifikimi i njëri prej kandidatëve për hetues, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku cilëson vendimin e rishqyrtimit dhe korrigjimit të rezultateve sinjal të fortë transparence.
“Ne e përshëndesim njoftimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kështu duket reforma e vërtetë!”, shkruan ambasadorja amerikane.
e.h/DRONI.al/











