Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Presidentit në lidhje me kodin zgjedhor, duke i dhënë fund cdo hamendjeje se kodi mund të rishikohej sërish.
Presidenti e ktheu kodin në Pasrlament para një javë ndërkohë që më 22 tetor i kërkoi opinion Komsionit të Venecias në lidhje verëjtjet e tij.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar para tri ditësh se kishte ndërmend ta kalonte kodin pavarësisht se mirëpriste opinion e Venecias. Ndërkaq zyrtarë të lartë të BE, përfshirë komisionin për Zgjerimin Valerhyi dhe kreun e komsionit të Jashtëm të PE,Mc Alister kërkuan që mazhoranca të priste opinionin e Komisionit.
Zyra e Komisonit të Venecias deklaroi ndërkaq se do të kishte një përgjigje për kërkesën e Metës në fund të dhjetorit të këtij viti ndërkohë që përgjigja me procedurë të përshpejtuar nuk do të merrej në konsideratë. /DRONI.al/












