13 vjeçarja e infektuar që prej marsit me koronavirus

13-vjeçarja Maggie Flannery u infektua me Covid-19 në Mars e nuk është shëruar ende.

“Në fillim të karantinës, unë isha e sëmurë për pak kohë. Dhe pastaj u bëra më mirë për rreth pesë ditë dhe pastaj isha keq përsëri.                                                                    Ishte shumë më keq, herën e dytë. Herën e dytë kisha shumë dhimbje gjoksi, më dukej sikur ishte e vështirë të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës. ”, tha ajo për CNN.

Flannery është e infektuar “me Covidin e gjatë”. Kështu konsiderohen pacientët e infektuar me koronavirus që i përjetojnë simptomat për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht.

Eksperti kryesor i sëmundjes infektive të SHBA-së, Dr. Anthony Fauci tha që ky grup njerëzish kanë lodhje, ethe dhe anomali të tilla si pamundësia për t’u përqendruar.

Sipas studimeve të fundit një pjesë e madhe e pacientëve me Covid-19 vazhdojnë të përjetojnë një ose më shumë simptoma edhe muaj pas shërimit.

/DRONI.al/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

Recent News