Nje 35 vjecare u arrestua sot pasi rrahu te dashurin dhe me pas i theu edhe telefonin.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin”, jofron policia e Vlores.
Nderkohe specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. /DRONI.al/












