Rrugoret e Tiranes arrestuan sot nje drejtues mjeti pas tentatives se tij per te korruptiar policet me 5000 leke te reja.
Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.
Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. /DRONI.al/











