Pandemia globale COVID-19 i ka detyruar shtetet të vendosin masa kufizuese drastike për lëvizjen e lirë. Italia ashtu si vendet e tjera të BE i ka mbyllur kufijtë për Shqipërinë të paktën deri më 1 nëntor.
Dekreti i ri që u miratua në Parlamentin italian, lejon që të udhëtojnë drejt Italisë vetëm shqiptarët rezident ose për motive shëndeti, por që e kanë të detyruar zbatimit e periudhës së karantinimit për 14 ditë.
Kryeministri Rama ka theksuar që hapja e kufijve nuk është në dorën e Shqipërisë e cila po negocion me vendet e BE-së për të lehtësuar situatën.
/DRONI.al/











