Qesk Gjergji, kirurg në spitalin e Lezhës, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku u soll me urgjencë pas aksidentit në aksin Lezhë-Shkodër.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Balldre, ndërsa mësohet se kirurgu po drejtonte automjetit dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Gjergji u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda që i shkaktoi aksidenti.
/DRONI.al/











