Humbi jetën nga koronavirusi profesori Elmaz Eltari, kane bërë të ditur familjarë të tij me anë të një postimi në Facebook.
Profesor Eltari u shua në spitalin Infektiv pas shumë ditësh në luftë me Covid-19.
Elmaz Eltari ka qenë profesor i Mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë, shef pavijoni tek Infektivi në QSUT.
Ai ishte zbuluesi dhe trajtuesi i parë i etheve infektive në Shqipëri.
Sipas mbesës së tij, profesori ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish./DRONI.al/











