• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debati presidencial mes Trump e Biden, te gjitha pikat me te ashpra mes kandidateve

droni by droni
23 October, 2020
in Kryesore, Rajoni
0
Debati presidencial mes Trump e Biden, te gjitha pikat me te ashpra mes kandidateve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Për 90 minuta, dy kandidatët shkëmbyen akuza. Ata sulmuan njeri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Ata u pë​rplasë​n lidhur me kujdesin shë​ndetë​sor, ekonominë​, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike.

Presidenti Trump tha se meritonte një mandat të dytë, pasi “suksesi do të na bashkojë. Kishim ekonominë më të mirë” para se të shpërthente pandemia. Presidenti u zotua ta rikthente në të njëjtën gjendje ekonominë.

Nëse fiton rivali demokrat Biden, tha presidenti “do të përjetoni një depresion ekonomik si nuk e ka parë njeri”.

Zoti Biden, me një​ pë​rvojë​ në​ politikë​ prej afro një​ gjysmë​ shekulli, e sulmoi vazhdimisht presidentin pë​r udhë​heqje të​ gabuar, kaotike dhe u zotua se si president ai do ta bashkonte vendin.

“Do të vendosim shkencën mbi trillimet; shpresën mbi frikën,” tha zoti Biden. “Këto zgjedhje bëhen në emër të mirësjelljes, nderit, respektit dhe trajtimit të njerëzve me dinjitet që nuk i keni parë prej katër vjetësh,’ tha ish-nënpresidenti demokrat.

Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Zoti Biden po përpiqet të rrisë epërsinë ndërsa afrojnë zgjedhjet.

“Kushdo që është përgjegjës për një numër kaq të madh vdekjesh nuk duhet të vazhdojë të jetë president i SHBA,” tha zoti Biden.

“Ky është i njëjti person që ju tha se do të zhdukej kur të vinin Pashkët. I njëjti person që ju tha të mos shqetësoheni, se do të marrë fund kur të vijë vera. Ne jemi tani në prag të një dimri të errët dhe ai nuk ka plane,” tha zoti Biden.

“Nuk di gjë që jemi në prag të një dimri të errët. Ne po e rihapim vendin. Kemi mësuar, e kemi studiuar dhe e kuptojmë këtë sëmundje,” u përgjigj zoti Trump.

Presidenti, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë në fund të shtatorit, kur në mënyrë të përsëritur ia preu fjalën zotit Biden, mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë.

“Po e luftojmë, po e luftojmë fort. E kemi bërë kthesën. Po ikën,” tha ai. Zoti Trump gjithashtu akuzoi rivalin Biden se synon të mbyllë vendin dhe aktivitetin ekonomik në përgjigje të pandemisë nëse bëhet president.

Debati i transmetuar në shkallë kombëtare, u zhvillua në Neshville të shtetit Tenesi dhe ishte mundësia e fundit për dy kandidatët për të dalë përballë njëri-tjetrit në përpjekje për të shpjeguar politikat e tyre dhe përgjigjen ndaj pandemisë që deri tani ka shkaktuar mbi 222 mijë viktima në SHBA dhe ka goditur rëndë ekonominë.

“Ai do ta mbyllë vendin nëse një person i vetëm në këtë burokraci gjigande thotë se duhet mbyllur,” tha zoti Trump.

Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve kanë mendim negativ për përgjigjen e administratës ndaj pandemisë. Të enjten, një numër shtetesh të lëkundura, përfshirë Ohajon raportuan rritje ditore rekord në rastet me COVID-19, dëshmi se ritmet po rëndohen.

Ish-nënpresidenti Biden fajësoi presidentin se nuk merr përgjegjësi për pandeminë.

“Unë marr plotësisht përgjegjësi,” tha presidenti. “Nuk ishte faji im që na erdhi virusi këtu. Ishte faji i Kinës”.

Presidenti Trump tha të enjten se prodhimi i një vaksine është pranë, duke shtuar se miratimi do të njoftohet “brenda javësh” por më pas pohoi se nuk është e garantuar. Pjesa më e madhe e ekspertëve, përfshirë në ekipin e administratës kundër koronavirusit, thonë se nuk ka gjasa që vaksina të jetë në përdorim deri në mes të vitit 2021.

Akuza për lidhje të dyshimta me aktorë të huaj

Pas debatit mbi pandeminë, dy kandidatët u përplasën lidhur me akuza të ndërsjellta për lidhje të dyshimta me interesa të huaja. Një pyetje lidhur me ndërhyrje nga jashtë në procesin zgjedhor amerikan shumë shpejt nxiti akuza personale, pasi Presidenti Trump akuzoi djalin e zotit Biden, Hunter Biden për kontrata biznesi të parregullta me Kinën dhe Ukrainën. Një hetim i zhvilluar nga Komisioni i Senatit për Zbulimin, nën udhëheqje republikane, nuk zbuloi prova që i mbështesin këto akuza.

Zoti Biden tha se asnjëherë nuk ka marrë “një qindarkë të vetme” nga një vend tjetër, para se të kthehej nga presidenti duke e akuzuar se po përpiqej t’ua shpërqëndronte vëmendjen amerikanëve.

Ai i nxjerr këto broçkulla me një qëllim të caktuar. Nuk e bën për të sulmuar familjen time. E bën për të dëmtuar familjet tuaja,” tha zoti Biden duke shtuar se presidenti do të largojë vëmendjen nga përgjegjësia për pandeminë.

Siguria e Zgjedhjeve; Taksat dhe Dokumentat Fiskale të Presidentit

Zoti Biden foli për refuzimin nga presidenti për të nxjerrë dokumentacionin fiskal të bizneseve të tij. “Nxirr dokumente për taksat që ke paguar, ose mos fol më për korrupsion,” tha kandidati demokrat.

Presidenti u përgjigj duke akuzuar agjencinë amerikane të mbledhjes së taksave, IRS se “më trajton shumë keq, në mënyrë shumë të padrejtë”.

Kandidatët shkëmbyen akuza edhe për kujdesin shëndetësor, politikat ndaj Kinës dhe, pas protestave që vazhdojnë prej muajsh, për marrëdhëniet racore në vend. Zoti Biden tha se zoti Trump ishte “një ndër presidentët më racistë” në historinë e vendit.

“Ai i hedh benzinë çdo zjarri racist,” tha zoti Biden.

Presidenti Trump u përgjigj duke kritikuar ligjin e sponsorizuar nga zoti Biden kur ishte senator në 1994 që solli si rezultat shtimin e ritmit të burgosjes së amerikanëve të pakicave racore. Zoti Trump shtoi se si president, ai kishte bërë më shumë për afrikano-amerikanët se çdo president tjetër “ndoshta” me përjashtim të Abraham Linkolnit në vitet 1860 (i cili çliroi skllevërit).

“Unë arrita të miratoj ligjin për reforma në drejtësinë penale, të krijoj zona të mundësive ekonomike, u kujdesa për universitetet me shumicë afrikano-amerikane,” tha presidenti.

Përplasjet për kujdesin shëndetësor

Zoti Biden kritikoi përpjekjet e Presidentit Trump për të bindur Gjykatën e Lartë të anulonte Ligjin për Kujdesin Shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama, kur zoti Biden ishte nënpresident.

Njerëzit meritojnë kujdes shëndetësor të përballueshëm. Kaq,” tha zoti Biden duke nënvizuar se ligji ekzistues nuk u kishte lejuar kompanive t’u mohonin kujdes shëndetësor individëve me probleme ekzistuese shëndetësore.

“Nuk ka rëndësi se sa mirë e administron, ai ligj nuk bën. Ne duam t’i japim fund. I anuluam mandatet individuale (që kërkojnë mbulim të deryrueshëm për të gjithë). Nëse nuk arrijmë fitore në gjyq, do ta mbajmë këtë ligj por do ta administrojmë më mirë,” tha presidenti.

Zoti Trump tha se donte të zëvendësonte ligjin e miratuar gjatë administratës Obama me diëka “shumë më të mirë” që do të ofronte të njëjtat mbrojtje, megjithëse administrata e tij nuk ka propozuar ende një reformë gjithë-përfshirëse.

Koreja e Veriut

Pretendenti demokrat sulmoi politikat që ndoqi Presidenti Trump ndaj Koresë së Veriut. “Ai e legjitimizoi Korenë e Veriut. Ai fliste se e kishte mik të mirë (udhëheqësin Kim Jong Un), i cili është gangster. Ai ka thënë se jemi mirë tani që Koreja e Veriut është më e aftë të hedhë raketa që mund të arrijnë në territor amerikan,” tha zoti Biden.

Presidenti Trump u përgjigj duke nënvizuar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve:

“Fakti është që nuk jemi në luftë me Korenë e Veriut. Kemi një marrëdhënie të mirë,” tha zoti Trump.

Në sallën e debatit kishte rreth 200 pjesëmarrës të cilët para se të futeshin në sallë ishin kontrolluar për të garantuar që nuk kishin temperaturë. Të gjithë ishin të detyruar të mbanin maskë gjatë gjithë kohës.​VOA

Previous Post

Pollo: Kuvendi te prese Venecian per Kodin e ri Zgjedhor

Next Post

Dorian Teliti: 5 problemet e buxhetit te Rames per 2021

droni

droni

Next Post
“Vjedhja më e madhe”, PD reagon për rrugën Milot-Fier: 20 mln euro për kilometër për rrugë dhe autostrada ekzistuese

Dorian Teliti: 5 problemet e buxhetit te Rames per 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.