Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit.
Njëra nga grevistet ka kërkuar ndihmën e mjekëve dhe stafi mjekësor ka mbërritur me urgjencë e i bëri serumin. Pasi përfundoi trajtimi mjekësor, grevistja nuk pranoi të largohet nga uzina.
Edhe 4 gra të tjera kanë pasur të vjella, rrahje të forta zemre dhe temperaturë, por nuk kanë pranuar të shkojnë në spital, por e kanë marrë mjekimin në ambientet e uzinës.
Gratë filluan grevën në Rafinerinë e Ballshit për të mos i dhënë fund kërkesave të tyre të njëpasnjëshme për marrjen e pagave dhe rifillimin e punës pasi naftëtarët shfaqën probleme shëndetësore, ndërsa thonë se do të qëndrojnë aty derisa të kenë takim me Ramën ose ministren Balluku.
/DRONI.al/











