Një makinë mori flake gjatë natës në qytetin e Vlorës, pranë zonës së Ujit të Ftohtë.
Makina i përket një punonjësi të Ujësjellësit dhe zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, bene te ditur burime te policise se Vlores.
Makina është në pronësi të Olsi Kafazit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, raportoi korrespodenti i faxnews ne Vlore.
”Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë”, raportoi policia e Vlores.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Mjeti tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C është shkrumbuar plotësisht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe autorët.











