Shërbimi shëndetësor ‘Anvisa’ i Brazilit ka njoftuar që një nga vullnetarët që mori pjesë në provën klinike të vaksinës për COVID-19 të përgatitur nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ka ndërruar jetë.
Universitetit i San Paulo, që ndihmon në koordinimin e fazës së tretë të provës klinike ka njoftuar që viktima ishte një brazilian 28 vjeç.
Raporti i vdekjes nuk specifikon kushtet dhe ndërlikimet që kanë sjellë vdekjen e vullnetarit që ka marrë pjesë në testimin e vaksinës.
Ndërkohë prova e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është ndaluar që nga 6 shtatori pasi njëri prej vullnetarëve thuhet se u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, një inflamacion të palcës kurrizore.
/DRONI.al/










