Qeveria britanike ka njoftuar se ditën e sotme rezultuan pozitivë më shumë se 26,688 njerëz për koronavirus.
Ky është numri më i lartë ditor i regjistruar që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 191 persona ndërruan jetë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në MB ka shkuar në 789,229, ndërsa vdekjet kanë arritur në 44,158.
/DRONI.al/











