Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në komunkimin e përjavshëm me gazetarët u shpreh në mënyrë kategorike për heqjen e gjobavë për qytetarët që nuk vënë maskat.
Sipas Kreut të Shtetit, nuk përbën sens që qytetarët të mbeten pa drita se u vendosen gjoba për shkak të mosvendosies së maskave.
“Nuk është e drejtë që t’u shantazhosh me heqje dritash për shkak të gjobave që vini për maskat. OSHE nuk mund të ndërpresë energjinë për shkak të mosvënies së maskës.
I bëj thirrje qeverisë të ndryshojë këto masa. Maskat dhe distancimin duhet t’i zbatojnë të gjithë për të mbrojtur veten e familjen dhe jo për t’i shpëtuar qeverisë,” tha Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/382444453127081/
//DRONI.al/












