Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rezultojnë 34 persona të infektuar nga COVID-19 në Fier.
Mësohet se midis të infektuarve është një mjeke 34-vjeçe nga Patosi e cila punon në Urgjencën e Spitalit të Fierit, dy mësues një në shkollën “Mustafa Matohiti” dhe një në shkollën ‘Perikli Ikonomi’ dhe një edukatore në kopshtin nr. 4.
Gjithashtu mësohet se të infektuar me Covid-19 janë dhe një punonjëse burgu dhe një punonjëse policie.
Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën nga koronavirusi 443 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 16.501.
/DRONI.al/











