Është sekuestruar 37 kg kanabis në Vlorë.
Droga u gjet nga polica në dhomën e fjetjes së banesës së shtetasit Bledar Grabovaj 20 vjeç.
Menjëherë policia ka arrestuar pronarin e shtëpisë dhe ka shpallur në kërkim personin me inicialet N.G. i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 20 vjeçarin.
Ndërkohë vijojnë hetimet e mëtejshme nga autoritetet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes.












