19-vjeçari që kreu atentatin ndaj shefit të Policisë të Malësisë së Madhe, Ilirjan Hasanaj është vetëdorëzuar.
I riu ka pranuar krimin, por forcat blu nuk e kanë gjetur akoma armën me të cilën u qëllua Mentor Hasanaj, ndërkohë që mbeten ende mister arsyet e këtij atentati mafioz.
Arben Hasanaj, babai i 19 vjeçarit, doli ditën e djeshme para mediave dhe i bëri thirrje të birit që të dorëzohet para policisë duke shtuar se do e përkrahë të birin në çdo moment.
Në ngjarjen e rëndë që ndodhi të dielën, kur i riu qëlloi nga motori drejt makinës së shefit të policisë, mbetën të plagosur Mentor dhe Xhelal Hasanaj. Në makinë gjatë atentatit ndodhej edhe bashkëshortja e Mentor Hasanaj.
/DRONI.al/











