Presidenti Ilir Meta ka pershendetur doreheqjen e Presidentit te Kirgistanit pasi drejtoi protestat kunder vjedhjes se zgjedhjeve ne kete vend nga qeveria ne fuqi. Por postimi i Metes ka zemeruar Ramen i cili ka reaguar fill me pas.
“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!”, shkruan Meta.
Nderkaq Kryeministri Rama ka reaguar menjehere.
“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!”, kanpostuar Rama ne twitter. /DRONI.al/











