Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi pasi kryeministri Edi Rama iu përgjigj për çështjen e aferës 400 milionë euro të inceneratorëve të mbetjeve.
“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja,” shkruan Basha.
Më herët, kreu i opozitës i bëri thirrje SPAK që të justifikojë ekzistencën duke hetuar këtë çështje.
Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 15, 2020












