Pasi hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ka ardhur përgjigja e këtij të fundit ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bashës, Rama ka dhënë 75 milionë euro për mafian e plehrave dhe asnjë lek për shqiptarët e papunë.
‘75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.
Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!’, shkruan Basha në Twitter.

/DRONI.al/












