Prishja e kohës dhe fillimi i shirave ka shkaktuar rrëshqitje dheu në aksin rrugor Qukës-Librazhd tek Ura e Bushtricës.
Rrëshqitja e dheut në trup të rrugës ka bllokuar segmentin rrugor për disa orë, por kontraktori ka marrë masat dhe ka bërë pastrimin e plotë të këtij segmenti rrugor me mjete e punëtorë.
Tashmë ky aks rrugor është i hapur për qarkullimin.












