Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në një intervistë se protokolli i maskave është konsultuar më herët me OBSH dhe UNICEF lidhur me fëmijët dhe prekjen e tyre nga virusi.
Rakacolli tha se fëmijët janë kategoria më pak e rrezikuar nga virusi, ndaj nën 12 vjeç nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës. /DRONI.al/











