Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit, në Elbasan.
Një automjet tip “Golf” ka përplasur një këmbësore, 20 vjeçare, që ka qenë duke kaluar rrugën.
Si pasojë e aksidentit 20 vjeçarja ka humbur jetën ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.











