Gjendet motorçikleta e cila është përdorur për të kryer atentatin ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.
Burime bëjnë me dije se, mjeti është gjetur rreth 500 metra larg vendit ku u bë edhe atentati.
Autori e ka braktisur mjetin ndërkohë që më pas mendohet se është larguar në këmbë.
Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer atentati.
Ndërkohë janë shoqëruar në polici 3 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në segmentin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e njohur si ish-5 heronjtë, në tregun e Dobraçit.
/DRONI al/











