Po zhvillohen homazhe në nderim të efektivit Ervin Haxhiaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës, pasi furgoni i policisë në cilin ai ndodhej së bashku me dy kolegët e tij u përplas nga një fuoristradë.
Arkivoli me trupin e pa jetë të policit të pa jetë Hxhiaj mbërrit në Komisariatin e Kamzës ku kolegët e tij do ti japin lamtumirën e fundit.
Mësohet se punonjësi i policisë, Ervin Haxhiaj la pas tre fëmijë të rritur. Pas aksidentit, policia e Tiranës ka sqaruar se fuoristrada që drejtohej nga djali i ish-deputetit socialist Ndue Kola në momenti e përplasjes po udhëtonte me një shpejtësi shumë të madhe.
Po ashtu mësohet se, Arndold Kola, 22-vjeçari që drejtonte mjetin ishte në efektin e alkoolit nën momentin e aksidentit. Ai u arrestua nga polici, ku do të akuzohet për dy vepra penale, atë të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe thyerje të qarkullimit rrugorë.











