Boksieri Robin Krasniqi ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin e botës IBO dhe WBA. Boksieri ynë ka arritur ta mposht me nokaut Boeselin pas vetëm tre raundesh.
Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.
Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i botës per titujt në IBO dhe ËBA (përkohësisht).
Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.
Here I keep a running tally of club knockouts of the year, club dramatic fight of the year & club prospects!
Take a look! 🙏❤️🥊https://t.co/QefkgbZB6B pic.twitter.com/DIcJx7rWim— TimBoxeo (@TimBoxeo) October 11, 2020












