• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Donald Trump i shkruan letër kryeministrit të Kosovës

droni by droni
9 October, 2020
in Politika, Rajoni
0
Presidenti Donald Trump i shkruan letër kryeministrit të Kosovës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në të cilën vlerëson angazhimin e tij për të siguruar siç thuhet qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan dhe në botë, ndërsa nënvizon pritjet për forcimin e partneritetin midis dy shteteve.

https://www.facebook.com/538814499513242/posts/3724099874318006/

Letra ndërlidhet me dakordimin për normalizim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ky dakordim përshkoi edhe debatin e sotëm në parlamentin e Kosovës, lidhur me punën 100 ditëshe të qeverisë.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se marrëveshja e katër shtatorit ka hapur mundësi për një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndonëse reagimet ndaj kësaj marrëveshjeje brenda vendit kanë qenë shpeshherë të ashpra, ajo me të drejt është cilësuar marrëveshje historike që mundëson ecjen përpara kah zgjidhja përfundimtare e kontekstit politik në mes të dy vendeve. Unë falënderoj presidentin Trump dhe gjithë administratën amerikane për rolin e jashtëzakonshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje e cila është një akt i vullnetit tonë të mirë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të dy shteteve sovrane”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se në këto muaj të qeverisjes së tij janë rivendosur marrëdhëniet me shtetet mike, të cilat sipas tij ishin dëmtuar.

“Qeveria ka arritur që brenda këtyre tre muajve të rivendos marrëdhëniet me vendet mike, në rend të parë me SHBA-në dhe me vendet kryesore të BE-së të cilat marrëdhënie ishin lënduar nga qasja e papërgjegjshme e qeverisë së mëparshme”, tha kryeministri Hoti.

Por, dakordimi dhe politika e jashtme e qeverisë u kritikuan nga partitë opozitare. Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kryeministri Hoti lëshoi mundësinë e sigurimit të një marrëveshje që do të ishte në favor të Kosovës.

“Hoqi masat e reciprocitetit si parakusht për të shkuar atje, e çoj (Aleksandër) Vuçiç-in në Shtëpinë e Bardhë, kurrë pa këta (Aleksandër) Vuçiç-i nuk do të kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Hoqi dorë nga njohja reciproke, shkoj por nuk ja arriti ta ndaj Ujmanin me Serbinë, a nuk është kështu? Shkoj ta formoj zonën Novi Sad të cilën e quajtën mini Shengen, shkoj për t’i hap rrugë Serbisë për në Adriatik, shkoj ta zhbënte kufirin shtetëror në pikë kalimi, deshi t’i shkëmbente të pagjeturit me të zhvendosurit dhe si fund u zotua edhe për realizmin e “zajednicës”. Dhe ky erdh këtu dhe na thotë se kjo është sukses dhe fitore për Kosovën, fitore dhe sukses është për dikë por për Kosovën jo”, tha zoti Selimi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se pezullimi një vjeçar i anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare mbetet një nga dështimet më të mëdha të qeverisë në 100 ditë të punës së saj.

“Shembull tipik i kësaj është zotimi juaj për pezullimin e agjendës ndërkombëtare të Kosovës për një vit, pra keni hequr dorë nga njohjet, nga anëtarësimet ne organizatat ndërkombëtare, nga përfaqësimi dhe pjesëmarrja në organizata ndërkombëtare, gjë që kushtetuta nuk ta lejon”, tha zoti Tahiri.

Partia Demokratike bëri thirrje që partitë politike në parlament të bëhen bashkë për të çuar vendin në zgjedhje pasi që sipas saj vendi është futur në një ngërç institucional në mungesë të shumicës.

Qeveria e Kosovës përballet me mungesë votash të mjaftueshme në parlament Kosovës për të miratuar ligje, siç është rasti me atë të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, i cili për gjashtë herë radhazi ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme. /VOA/

Previous Post

E vërteta e rritjes së pagave, Dorian Teliti tregon faktet: Me Ramën nuk ka rritje reale

Next Post

Videomesazhi i Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi: Rama i lodhur dhe pa ide.

droni

droni

Next Post
Rastet e infektimit me koronavirus në spital, Spahia: Dështimi i pushtetit që nuk mendon as për personelin mjekësor

Videomesazhi i Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi: Rama i lodhur dhe pa ide.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.