Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në rrjetet sociale duke sjellur fotot e kaosit të Tiranës së vërtetë përtej fasadës së betonit.
Rrugë të painvestuara me betoniere “zot” në kryeqytet, kështu i ka cilësuar Zhupa rrugët e Tiranës duke thënë:
“Tirana totalisht e bllokuar çdo ditë dhe çdo orë
Rrugët e zaptuara nga betonierët, rrugë të ngushtuara, pa investime. Rrugë që i shkatërrojnë ditën çdo qytetari të Tiranës.
Prioriteti i kryebetonierit të bashkisë janë oligarkët dhe jo qytetarët dhe hallet e tyre.” /DRONI.al/













