Vazhdojnë ndryshimet në institucione të rëndësishme të administratës publike. Në një vendim të botuar në fletoren zyrtare, mësohet se së fundi është larguar kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe anëtarja e këtij komisioni, Juliana Hoxha. Në vend të Kërit kryeministri Rama ka emëruar Evis Shurdhan, cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri, ndërsa në vend të Hoxhës është emëruar Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.
Javën e kaluar pati ndryshime edhe në radhët e drejtuesve të Doganave dhe Tatimeve, kreu i së cilës shkoi me ngritje.












