Një 26-vjeçar mbeti i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, ndërsa u plagos shoferi i mjetit.
Raportohet se makina ‘Audi’ me targa AA 603 IG, me të cilën po udhëtonin ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit.
Gjatë inspektimit, policia ka gjetur brenda në makinë dy palë targa, maska dhe doreza.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 e mëngjesit të sotëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/











