• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhimi Karter, si i kalon ditet ish Presidenti 96 vjecar i SHBA-se

droni by droni
1 October, 2020
in Kryesore, speciale
0
Xhimi Karter, si i kalon ditet ish Presidenti 96 vjecar i SHBA-se
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot (1 tetor) Jimmy Carter bëhet ish-Presidenti i parë amerikan që mbush moshën 96 vjeç. Gjatë vitit të kaluar zoti Carter ka patur një seri problemesh shëndetësore. Pandemia e ka mbajtur atë larg vëmendjes së publikut, por disa filma dhe një libër i ri e sjellin atë në qendër të vemendjes, njeriun që dikur ishte një fermer kikirikësh nga shteti jugor i Xhorxhias.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës shtatorin e kaluar përpara ditëlindjes së tij të 95-të, ish-Presidenti Jimmy Carter, i cili i mbijetoi betejës me kancerin në 2015, la të kuptohej se mosha po bënte të vetën.

“U rrëzova disa muaj më parë dhe theva pjesën e majtë të kockës së legenit. Po mësoj se si të eci sërish dhe aktualisht i kam kufizuar lëvizjet. Por jam ende aktiv mendërisht dhe përfshihem në punët e qendrës Carter sa herë jam i nevojshëm”, thotë ish-Presidenti Jimmy Carter.

Disa ditë pas intervistës, zoti Carter u rrëzua sërish në shtëpinë e tij në Plains të shtetit të Xhorxhias, një dëmtim që i vihej re edhe në qytetin Nashville në Tenesi, ndërsa së bashku me bashkëshorten e tij Rosalynn, po merrej me projektin e tij vjetor, atë të ndërtimit të shtëpive të quajtur “Habitat for Humanity”, (Strehë për Humanizëm).

“Dje u rrëzova, vrava ballin dhe mu nxi një sy, por jam mirë. Ndihem mjaftueshëm mirë për të ndërtuar shtëpi”, thotë zoti Carter.

Ekzaminimet e mëtejshme zbuluan se rrëzimi i kishte shkaktuar zotit Carter një mbledhje të gjakut në tru, gjë që kërkonte kryerjen e një operacioni. Shërimi kërkoi kohë.

“I duhej të stërmundohej që të niste të fliste e të ecte sërish“, thotë Jonathan Alter, autor i librit “His very best” – “Më e mira e tij.”

Autori Jonathan Alter thotë se problemet e fundit shëndetësore dhe aktualisht kufizimet mes pandemisë kanë ndikuar në programin dikur të ngjeshur të zotit Carter.

“COVID-i po e bezdis. Nuk i pëlqen kisha nëpërmjet zoom-it. Atij i pëlqen të shkojë fizkisht në kishën Maranatha. Nuk ka qenë në gjendje të japë mësim në shkollën e së dielës, gjë që është shumë e rëndësishme për të”.

Zoti Alter, i cili e ka intervistuar zotin Carter shumë herë që nga viti 2015 ndërsa shkruante biografinë e ish-Presidentit, thotë se familja Carter vazhdon të jetë e angazhuar në punën e qendrës së tyre globale jofitimprurëse dhe se po ndjek nga afër fushatën zgjedhore të vitit 2020.

“I vetmi moment kur Jimmy Carter nuk është i gëzuar është kur nuk është i zënë me punë, ndaj mendova se do të ishte shumë interesante që ai të takohej me Pete Buttigieg-in, Cory Booker-in, Amy Klobuchar-in kur ata erdhën në Plains (Xhorxhia) në fillim të këtij viti. Edhe tani ndërsa po flasim, ai po punon duke kryer biseda telefonike me donatorët”.

Jimmy dhe Rosalynn Carter gjithashtu regjistruan një mesazh zanor për një segment filmik që u shfaq gjatë Kuvendit Kombëtar të Demokratëve në korrik duke përkrahur kandidatin Joe Biden, i cili si senator i Dellauerit në 1976-n, ishte ndër të parët në Kongres që mbështeti kandidaturën e suksesshme të zotit Carter për Shtëpinë e Bardhë.

“Ka shumë ngjashmëri mes fushatës së zotit Carter në 1976-n, edhe pse ai ishte i panjohur e një figurë që vinte nga jashtë politikës ndërsa zoti Biden është i brendshëm. Ka shumë dallime mes tyre, por ata kanë mjaft ngjashmëri sikurse fakti që zoti Carter garonte menjëherë pas Uotergejtit dhe fliste për shërim, diçka për të cilën flet Joe Biden aktualisht. Ata kanë një qasje të ngjashme të moderuar të demokratëve për të qeverisur“, thotë Jonathan Alter, autori i librit “Më e mira e tij”.

Kjo qasje është përfshirë në disa filma rinj sikurse “Jimmy Carter Rock n Roll President” një pasqyrim i fushatës së zotit Carter për Shtëpinë e Bardhë dhe “Desert One”, një dokumentar që pasqyron vendimin kritik të zotit Carter në 1980-n për të autorizuar shpëtimin nga forcat ushtarake të pengjeve amerikane në Iran, një ngjarje që kontribuoi në humbjen e tij të zgjedhjet e vitit 1980 ndaj republikanit Ronald Reagan.

“Carter ishte gjithmonë i sinqertë, inteligjent dhe gjithmonë i studionte çështjet për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje“, thotë Walter Mondale, ish-Nënpresident.

Ish-Nënpresidenti Walter Mondale punoi së bashku me zotin Carter në Shtëpinë e Bardhë mes viteve 1977-1981 për të normalizuar marrëdhëniet me Kinën dhe për të negociuar ato që njihen si Marrëveshjet e Paqes të Camp Davidit mes Egjiptit dhe Izraelit krahas nismash të tjera. Zoti Carter është tre vjet më i madh por ai vazhdon ta shohë atë si shembull për një jetë të gjatë.

“Do t’i zbuloj dhe do t’i përvetësoj disa nga ato gjëra. Është e mahnitshme, që në moshën e tij, ai është i fortë, e që dëshiron të jetë pjesë e gjërave, ai vazhdon të studiojë çështje të ndryshme. Ai vijon të jetë sfiduesi kryesor i problemeve që ka vendi ynë“, thotë Walter Mondale, ish-Nënpresident.

Çështje sikurse një rol i ri për qendrën Carter, e cila planifikon të përqendrohet tek zgjedhjet e nëntorit, angazhimi i parë për organizatën e njohur në të gjithë botën për monitorimin e mbi 100 proceseve zgjedhore problematike.VOA

Previous Post

Presidenti Meta humb nje mik nga covid

Next Post

Hidhet shorti i Liges se Kampioneve, 8 grupet qe krijojne stuhine e futbollit evropian

droni

droni

Next Post
Hidhet shorti i Liges se Kampioneve, 8 grupet qe krijojne stuhine e futbollit evropian

Hidhet shorti i Liges se Kampioneve, 8 grupet qe krijojne stuhine e futbollit evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.