Një testim i Policisë së Shtetit mbi sistemin e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit ka shkaktuar panik te stafi dhe pasagjerët.
Fillimisht u raportua për alarm për bombë, por më pas u mësua se ishte thjesht një testim i Policisë.
Testi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil për të provuar gatishmërinë në kuadër të ngjarjeve të rënda kriminale që mund të ndodhin.
Pas përfundimit të testit, puna në aeroport do të rifillojë normalisht.

/DRONI.al/











