Raporteri për Shqipërinë i Grupit PPE në Parlamentin Evropian David Lega tha se ne Shqipëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE.
“Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç janë zotuar”, tha sot David Lega. /DRONI.al/











