Nje numer i madh reagimesh dhe komenteve epike ka marrë faqja zyrtare e Bashkisë Pogradec vetëm me një postim.Teksa i bënte jehonë “punës së saj kolosale”, bashkia u përball me një valë komentesh tallëse.
Bëhet fjalë për një urë në një prej zonave malore të bashkisë Pogradec, e cila sipas vetë bashkisë është ndryshuar totalisht.
Por fotoja që publikon vetë bashkia le shumë për të dëshiruar.
“Ura e Homçanit që lidh fshatin me lagjen Proga dhe shërben si rrugë kalimi për këmbësorët drejt Selcës Sipërme dhe Hoshteçës”, shkruan në postimin e saj bashkia Pogradec.

/DRONI.al/











