Floresha Zhidru, 56-vjeçarja bashkëshorte e Lefter Zhidru, i cili mbeti i vrarë nga forcat RENEA të enjten e 24 shtatorit, pas rezistencës së gjatë dhe mos bindjes për t’u dorëzuar, mbeti e ve sërish, pasi i moshuari është burri i dytë që asaj i vritet nga Policia.
Fati i trishtë duket se e ka ndjekur Floreshën nga Peqini, e cila ishte martuar me shkuesi me Lefterin, pasi bashkëshorti i parë u ekzekutua nga policia në kufi, kur tentonte të kalonte në Greqi me këmbë.
Me bashkëshortin e parë, ajo ka një djalë 24 vjeçar, të cilin nuk e pare më pas asaj dite të trishtë, pasi ai është në kujdestarinë e prindërve të ish burrit të ndjerë.
Floresha u kthye në Peqin asokohe dhe familja e martoi me Lefterin. Bashkë ata ikën në Sarandë, nga ku kishte vendin e lindjes i moshuari, e pasi lindën vajzën, që sot është 14-vjeçe, u kthyen sërish në Elbasan, e jetonin në një shtëpi me qira në katin e dytë të një pallati në lagjen “11 Nëntori”.
Sot ajo do rrisë e vetme vajzën e mitur, pas fatkeqësisë së radhës që pllakosi familjen e saj./ Panorama











