Pasi si përfundim u la në arrest shtëpiak, Fjolla Morina i është rikthyer rrjeteve sociale.
Këngëtarja ka qenë kryefjala e mediave rozë për pak ditë, por tani që cështja e saj u zgjidh dhe do t’i duhet të qëndrojë në arrest shtëpie për disa kohë, ajo është ribashkuar me familjen e saj dhe mbi të gjitha, me vajzën e vogël.
Në disa video të postuara në Instagram, Fjolla shfaqet e qeshur teksa luan me të bijën dhe me siguri është e lumtur që e ka lënë kohën e vështirë që kaloi pas.
Ndërkohë vajza duket po ashtu shumë e lumtur që është bashkë me të ëmën dhe në video dëgjohet të thotë: “Të dua shumë”.


/DRONI.al/












