Anëtari i Kryesisë së PD dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në këtë parti, Jamarbër Malltezi tha sot se ka paditur penalisht kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe për drejtorin e përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej pasi dhane leje per ndertimin e një objekti 6-katësh në shtratin dhe në monumentin e natyrës “Uji i Ftohtë”.
Në një postim të tijin në Facebook, Maltezi ka publikuar foton e objektit si dhe tregon edhe ligjet që shkel ky vendim i zyrtareve.
“Padi penale per Termet Peçin dhe Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”. Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar”, shkruan në postimin e tij Malltezi./DRONI.al/











