• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

11 shqiptare te ‘Kompania Bello’ e kokaines

droni by droni
17 September, 2020
in Kronika, Kryesore
0
SKEMA/Kush është “koka” e kartelit më të madh shqiptar të kokainës, porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë, e konsideruar si një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainës në Europë, u godit falë një operacioni të zhvilluar në 10 shtete të ndryshme, njofton edhe Zeri i Amerikes.

Sipas një njoftimi të EUROPOL-it​, grupi me emrin “KOMPANIA BELLO”, konsiderohet tanimë i shkatërruar, pas arrestimeve të 20 anëtarëve të tij, ndërsa gjatë viteve të shkuara ishin arrestuar 84 pjestarë të të tjerë, në Itali, Ekuador, Hollandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.
Arrestimet e fundit çuan në pranga, 5 persona në Itali, 2 në Hollandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Hungari, 1 në Spanjë, 5 në Shqipëri, dhe 1 tjetër në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri arrestimet u kryen në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës. Ndërkohë mes të arrestuarve të tjerë janë dhe 6 anëtarë të tjerë të grupit me origjinë po nga Shqipëria.

Organizata, mendohet të ketë ngritur një sistem tërësisht të ri të trafikut, ndryshe nga ç’kishin vepruar më parë importuesit ndërkombëtarë të kokainës, të cilët punonin veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Grupi rrëzoi të gjithë modelin dhe kontrolloi të gjithë zinxhirin e trafikut, nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.
Kreu i organizatës, mendohet të jetë një 40 vjeçar shqiptar me qendër në Ekuador. Sipas hetimeve rezulton se “duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, drejtuesi i rrjetit, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës. Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri, u organizua shpërndarja më pas në të gjithë Evropën. Kokaina kalonte nëpër kufijtë europianë, e fshehur në automjete të modifikuara, ku ishin instaluar ndarje të fshehura të sofistikuara”.
Për të pastruar paratë e aktiviteteve kriminale, grupi përdori një sistem informal dërgesash, me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien. Njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të këtij sistemi në një shtet. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Në mungesë të provave evidente, rrjeti besohet tmegjithatë, të ketë pastruar miliona euro përmes këtij sistemi.
Operacioni ndërkombëtar me emrin “Los Blancos” që vlerësohet nga EUROPOL-i, si “i paprecedentë”, e ka zanafillën në një hetim 5 vjeçar i drejtuar nga prokuroria e Firences në Itali. Ai konsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës. Autoritetet italiane bashkëpunuan ngushtësisht me homologët e tyre hollandezë, duke ngritur një ekip të përbashkët hetimor. Rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion euro në para janë kapur gjatë këtij hetimi.
Me ndihmën dhe financimin e EUROJUST dhe EUROPOL-it, ekipi i përbashkët hetimor, punoi për një kohë të gjatë për të zbuluar madhësinë dhe kompleksitetin e veprimtarisë kriminale të organizatës “KOMPANIA BELLO”, si dhe për të krijuar një strategji të përbashkët e për të organizuar shkëmbimin intensiv të informacionit dhe provave të nevojshme për t’u përgatitur për fazën përfundimtare të hetimit.
Për ndjekjen e operacionit, në selinë e EUROPOL-it, u krijua një qendër e përbashkët komanduese operacionale për të koordinuar veprimet e ndryshme që ndodhin njëkohësisht në të gjitha vendet e përfshira. Një ekspert i EUROPOL-it, u vendos gjithashtu në Firence për të siguruar mbështetjen e duhur operacionale për autoritetet italiane, duke ofruar një analizë të shpejtë të të dhënave të reja ndërsa ato po grumbulloheshi gjatë veprimeve në terren. Nga ana tjetër, koordinimi gjyqësor u sigurua nga një qendër koordinimi në EUROJUST, me përfshirjen në kohë reale të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh për ekzekutimin dhe përshtatjen e kërkesave të ndërsjellta të ndihmës juridike të nevojshme për të kryer veprimet ndërkufitare.VOA

Previous Post

Keshilli i Evropes kunder ligjit te ri per mediat: Efekt trondites ne lirine e medias

Next Post

Greqia do furnizoje Shqiperine dhe MaqedonineV me vaksinen e covid

droni

droni

Next Post
Kërkimet/ Testi i antitrupave me saktësi 98.6%, Britania e Madhe do ta shpërndajë falas

Greqia do furnizoje Shqiperine dhe MaqedonineV me vaksinen e covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.