• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet Kodi i Etikës në PS, deputetëve u ndalohet të flasin me median

admin by admin
29 September, 2016
in Global Image
0
Zbardhet Kodi i Etikës në PS, deputetëve u ndalohet të flasin me median
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes 10 vendimeve që do të miratojë ditën e shtunë Asambleja e Partisë Socialiste, është edhe Kodi i Etikës.

Shqiptarja.com siguron projektin e këtij Kodi, i cili ndër shumë kritere, i kushton një kapitull të veçantë marrëdhënies së deputetëve socialistë dhe funksionarëve të saj në raport me median.

Në këtë kapitull, është e ndaluar që deputetët të flasin me persona të jashtëm ose me median për atë çfarë diskutohet në mbledhjet e grupit apo në mbledhjet e kryesisë kur ato janë të mbyllura.

E vërteta është se këto mbledhje historikisht bëhen të mbyllura në Partinë Socialiste, sikundërse të gjitha mbledhjet e organeve kolegjiale, duke përjashtuar këtu mbledhjen e Kongresit të fundit Kombëtar të PS-së. Neni 13 i Kodit të Etikës me titull “Rregulla për respektimin e kodit të etikës” thotë:

“1. Komunikimet me median për çështje që implikojnë qëndrimet politike të PS bëhen përmes Zyrës së Marrëdhënieve me Median ose në konsultim me të.

2. Anëtari i PS i zgjedhur në organe drejtuese të Partisë dhe të forumeve të Rinisë e të Gruas nuk mund të shprehet në emër të PS për çështje që kërkojnë një vendimmarrje politike pa u konsultuar më parë me strukturat përkatëse vendimmarrëse.

3. Sekretarët e PS shprehen për çështje politike sipas sektorëve që mbulojnë përveçse për çështje të tjera për të cilat janë ngarkuar nga Kryetari i Partisë, Asambleja dhe Kryesia. Deklarimi i tyre bëhet konform qëndrimeve politike të miratuara nga strukturat vendimmarrëse.

4. Anëtarët e Kryesisë dhe Asamblesë shprehen në media për çështje politike që kanë të bëjnë me qëndrimin e partisë konform vendimeve të marra nga strukturat vendimmarrëse (Kryesi, Asamble, Kongres). Në çdo rast deklarimi koordinohet me Zyrën e Marrëdhënieve me Median në Parti.

5. Për vendimet e Kryesisë shprehet Kryetari i Partisë, zëdhënësi i Partisë ose një nga anëtarët e forumit i ngarkuar nga Kryetari.

6. Për vendimet që merr Asambleja Kombëtare e Partisë shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë si drejtues i saj ose i ngarkuari prej tij.

7. Asnjë anëtar i Kryesisë, Asamblesë nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë apo Asamblesë kur për to vendoset të jenë të mbyllura.

8. Për vendime që merren në Grupin Parlamentar, në emër të Grupit dhe në përputhje me vendimin politik të tij, shprehet Kryetari, nënkryetari ose Sekretari i Grupit dhe në raste të veçanta një person i caktuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar.

9. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk mund të shprehet në media për çështjet e diskutuara në Grup kur është vendosur që mbledhja e Grupit të jetë e mbyllur.

10. Pjesëmarrësit në debatet publike si përfaqësues të PS konsultohen paraprakisht me sektorin përkatës të PS, lidhur me qëndrimet e Partisë për çështjet në diskutim.

11. Përfaqësuesit e PS në këshillin e bashkisë apo të qarkut këshillohen me Kryetarin e Grupit të Këshilltarëve përkatës të PS përpara deklarimeve në publik për çështje që implikojnë qëndrimin politik të PS si forcë përfaqësuese”-thuhet në projekt-Kodin e Etikës.

Përgjegjësia

Rregullat etike të këtij Kodi janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë anëtarët e partisë dhe përfaqësuesit e zgjedhur e të emëruar të saj në nivel qendror e vendor.

Mosdiskriminimi

Anëtari i partisë nuk duhet të favorizojnë apo të diskriminojnë askënd, për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, fetare, etj.

Shmangia e konfliktit në lidhje me ushtrimin e mandatit

Anëtari i forumit drejtues ndalohet të përdorë influencën që lidhet me mandatin mbi strukturat shtetërore për përfitime financiare ose fitime të tjera materiale për veten, familjen e të afërm të tij.

Anëtari i forumit drejtues nuk duhet ta përdorë informacionin konfidencial, të marrë gjatë kryerjes së detyrës, për interes personal.

Anëtari i forumit drejtues nuk duhet të kërkojë ose të pranojë dhurata, favore, pritje ose çfarëdo përfitim tjetër, shmangie të humbjeve të mundshme si dhe premtime për to për veten, familjen, të afërmit, personat ose organizatat me të cilat ka marrëdhënie, që ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në paanësinë e kryerjes së mandatit, apo janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes së mandatit përfaqësues.

Integriteti dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve

1. Përfaqësuesit e partisë në funksione politike, në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv qendror dhe vendor, duhet të karakterizohen nga standardet më të larta të integritetit moral dhe ligjor.

2. Çdo kandidat i propozuar për t’u zgjedhur apo emëruar në funksion politik nga Partia, detyrohet të nënshkruajë një deklaratë në të cilën deklaron se:

a. nuk është shkarkuar ose larguar nga asnjë detyrë e mëparshme për korrupsion apo shkelje të ligjit;

b. nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie;

c. do të zbatojë me korrektësi standardet ligjore të funksioneve për të cilat kandidon apo emërohet.

ç. do të zbatojë me korrektesë rregullat dhe normat e përcaktuara në dokumentet kryesore të Partisë.

3. Modeli i deklaratës që duhet të plotësojnë kandidatët për përfaqësim në drejtim dhe emërim në poste politike e ekzekutive përgatitet e miratohet nga Kryesia e Partisë.

4. Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës nuk mund të jenë kandidatë për funksione të ndryshme përfaqësimi ose të mund të emërohen në çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë.

Shmangia e papajtueshmërisë së lidhjeve familjare

Nuk mund të jenë njëkohësisht në përbërje të së njëjtës strukturë drejtuese (Asamble Socialiste, Asamble Kombëtare) persona që lidhen nga marrëdhëniet: bashkëshortë, prind–bir/bijë, vëlla – motër, vjehërr – dhëndër/nuse.

Në rast se në përfundim të një procesi zgjedhor rezulton se përbërja e strukturës përkatëse drejtuese bie në kundërshtim me përcaktimin e mësipërm, çështja zgjidhet me dorëheqje ose me short.

Nuk mund të jenë në të njëjtën kohë kryetar i PS i bashkisë dhe kryetar bashkie/komune, drejtues kryesorë të PS dhe të zgjedhur ose të emëruar në funksione politike si deputet, zv.ministër, ministër, etj persona që lidhen nga marrëdhëniet familjare të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

Anëtari i strukturës drejtuese të partisë në nivel vendor dhe qendror, jashtë detyrimeve që përcaktohen në pikën 1 dhe 3 të këtij neni, duhet të deklarojë dhe të mos marrë pjesë në diskutimin, shqyrtimin dhe miratimin e vendimeve përzgjedhëse kur ai vetë ose bashkëshorti, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, vjehrri, vjehrra, dhëndri e nusja e tij, kanë interes politik ose përfaqësues.

Previous Post

Arrestohet personi i tretë për vrasjen e Aleksandër Bardhit

Next Post

Pas një viti, kryeministri përballë opozitës

admin

admin

Next Post
Pas një viti, kryeministri përballë opozitës

Pas një viti, kryeministri përballë opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.